Loading…

Marrëveshje strategjike për furnizim me gaz amerikan, Rama: Hap i rëndësishëm drejt pavarësisë energjetike

  • 03/05/2026 | 12:47

Marrëveshje strategjike për furnizim me gaz amerikan, Rama: Hap i rëndësishëm drejt pavarësisë energjetike

Në shënimet e tij javore në podcastin e tij “Flasim”, kryeministri Edi Rama dha detaje për marrëveshjen e sapo nënshkruar me SHBA-në për gazin e lëngshëm.


Rama tha se kjo marrëveshje e ndihmon Shqipërinë drej pavarësisë energjetike. Ai shtoi se Shqipëria do të furnizohet me gaz natyror nga SHBA për një periudhë prej 20 vitesh dhe se nëpërmjet TEC-it të Vlorës do të prodhojë energji elektrike, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për portofolin e diversifikuar të sovranitetit të saj energjetik.

“Ishte kjo një javë ku hodhëm një tjetër hap të rëndësishëm për sigurinë dhe pavarësinë tonë energjetike. Nënshkruam një marrëveshje strategjike bashkëpunimi për zhvillimin e Qendrës Energjetike të Vlorës dhe furnizimin me gaz të lëngshëm natyror të Shqipërisë, në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton TCH.

Pas investimit domethënës për plotësimin dhe transformimin e TEC-it të Vlorës, një strukturë e cila ka nevojë të plotësohet me komponent tjetër, por që ishte ndërtuar të punonte me naftë dhe do të punojë në fakt me gaz, Shqipëria do të furnizohet me gazin e lëngshëm amerikan për një periudhë 20 vjeçare dhe përmes TEC-it të Vlorës do të prodhojë energji elektrike, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për portofolin e diversifikuar të sovranitetit të saj energjetik.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë