Loading…

Marrëzi: Kryetari majtist-islamist i New York dërgoi zyrtaren të takohet me diplomat iranian derisa SHBA po bombardonte

  • 10/07/2026 | 23:40

Marrëzi: Kryetari majtist-islamist i New York dërgoi zyrtaren të takohet me diplomat iranian derisa SHBA po bombardonte

Përpjekjen e pamatur të kryetari esktremist majtis i New York Zohran Mamdani u detyrua të ndërhynte Deaprtamenti i Shtetit Amerikan për t’i shpjeguar dallimin mes diplomacisë dhe kompetencave të një kryetari komune, transmeton Gazeta Metro.


Zyrtarja e tij për marrëdhënie me jashtë, një gjë për të cilën përqeshet si post ekzistues në stafin e tij kishte caktuar një takim me ambasadorin e Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara para se siç raportrohet të ndërhynte Departamenti i Shtetit Amerikan duke e anuluar atë.

Ky është rasti i dytë që Departamenti i Shtetit detyrohet të ndërhyjë që të parandalojë skandale të tilla diplomatike nga administrata lokale e Mamdanit.

Mamdani refuzoi të dënonte regjimin tiranik të Iranit përsëri kur u pyet duke iu shmangur çështjes me përqendrimin në luftërat e SHBA’së në Lindje të Mesme në fillim të shekullit.

Mamdani po kritikohet gjërësisht përpolitika ekstreme të majta që kanë shndërruar pjesë të metropolit amerikan në një deponi mbeturinash dhe për shkaktim të krizës me pronat e paluajtshme me rregulla strikte të qiradhënies.

Ai gjithashtu shkaktoi skandal duke hedhur në publik një hartë të komuniteteve etnike të New York ku emërtoheshin enklava imigrantësh inekzistente ndërsa injoroheshin ato historike si Little Italy dhe Little Odessa e njohur për komunitetin hebraik.

Mamdani shpesh është përballur me kritika për anti-semitizmin e tij dhe një qasje jashtëzakonisht anti-amerikane dhe anti-perëndimore si gjatë fushatës elektorale por edhe më pas.

Partia Demokratike në SHBA është në krizë me një krah politik të konsiderueshëm majtistësh ekstrem në mesin e tyre që janë në koalicion me krahun ekstrem islamik që gjatë disa viteve kanë shkaktuar edhe trazira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një prej tyre, Graham Platner, ja doli të fitoj nominimin për kandidat për Senator në shtetin e Maine të SHBA. Platner e tërhoqën si kandidat vetëm shpërfaqjes së shumë skandaleve si simpatia e tij për nazizmin dhe një akuzë për përdhunim./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë