Loading…
Marrja e Zotit: Franca po dështon të ndalë zjarrin
  • 15/04/2019 | 21:59

Marrja e Zotit: Franca po dështon të ndalë zjarrin

Zjarri vazhdon ende, nata ka rënë në Paris dhe turma janë mbledhur rreth katedrales të tronditur nga ngjarja, transmeton Gazeta Metro.


Zjarri i cili e ka kapluar katedralen Notre Dame nuk po mund të shuhet, pavarësisht iniciativave të zjarrëfikësve për ta shuar atë, dëshmitarët në vend thane se skelet e renovimit po shkëputen nga ndërtesa.

Zjarrëfikësit e shtetit Francez nuk po mund ta shuajnë zjarrin.. Një zgjidhje e ka ofruar edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump. I cili ka thënë se mund të përdorin aeroplanë me rezervuar uji por u kundërshtua ideja nga mbrojtja civile e Parisit duke shpjeguar se rënia nga ajri mund të dëmtoj themelin e ndërtesës.

Vëmendja e botës është e përqendruar në këtë ngjarje. Që nga Kryeministrja britanike Theresa May që deklarua në Twitter se “Mendja ime është me ju në Francë”.  Edhe Kisha Anglikane reagoi me “Jemi të tronditur me ngjarjen në Paris”.

Poashtu edhe Hillary Clinton shkroi në Twitter se “ I dëshiroj Francezëve fuqi”

Ka reaguar edhe selia e shenjtë në Vatikan duke shprehur tronditje dhe trishtim. Duke shtuar se po luten për zjarrëfikësit.

Edhe klubi parizien i futbollit ka Paris Saint-Germain ka reaguar në media sociale duke falenderuar ata që po luftojnë me zjarrin./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë