Loading…
Mars Rover i NASA’s: Ngasja e saj do të bëhet nga vozitësit profesionist të garave
  • 18/03/2019 | 08:43

Mars Rover i NASA’s: Ngasja e saj do të bëhet nga vozitësit profesionist të garave

Vizita në Kennedy Space Center dhe ngasja e Mars Rover, i befasoi edhe vozitësit profesionist

Pilotët e Aston Martin Racing, nuk janë të panjohura me makina të fuqishme dhe ngasje në situata të vështira.

Ata kanë fituar katër herë në Le Mans, si dhe ishin pjesëmarrës në shumë gara, ku pësuan situata të pa pritshme. Mirëpo, tre prej tyre, patën eksperiencën e tyre më të rrallë, ku vizituan qendrën e NASA-s.

Njësiti patën mundësi, që të përjetojnë ndjesinë e ngasjes së Mars Rover, që në një të ardhme të afërt pritet të dërgohet për të eksploruar hënën.

Makina nuk arrin më se dhjetë kilometra në orë, që është shumë më pak se makinat super të shpejta që ata i pilotojnë.

Megjithatë, gjithçka tjetër është ndryshe, prej mbajtjes së timonit dhe sistemit të qarkullimit, që dallon prej vozitjes së makinave tjera.

Në anën tjetër, Mars Rover pritet të jetë makina e parë, që do të transportojë njerëz në planetët e afërta me Tokës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë