Janë studentët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” dhe ata të UP-së (dega e Mitrovicës) bashkë me një numër organizatash joqeveritare të cilët kanë thirrur për të shtunën një marsh protestues për të kërkuar drejtësi për Astritin.
Ky njoftim është bërë publik përmes një aktiviteti të hapur në rrjetin social Facebook, ku organizatorët kërkojnë të dinë rreth vdekjes së dyshimtë siç e quajnë ata në burgun e Prizrenit të Astrit Deharit.
“Astriti vdiq më 5 nëntor në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana të dyshimta dhe të pasqaruara. Ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi për vdekjen e tij”, thuhet në përshkrimin e kësaj ngjarje.
Ky Marsh është organizuar nga:
Studentët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” dhe ata të UP-së (Dega Mitrovicë)
“Shoqata e ish të burgosurve politik”
“Shoqata minatori 88-89”
OJQ “Me dore ne zemer”
SH.H.B. “Nëna Tereza”
OJQ “Mundësia”
Sindikata e minatorëve të Trepçës në “Stan Tërg”
OJQ “Hendikos”
Iniciativa “Tjetërqysh”
Shoqata e shkrimtarëve “Jakup Ceraja” Mitrovicë
OJQ “Asociacioni për Shoqëri Civile”
Shoqata për të drejtat e fëmijëve “Fshati i Shpresës”