Tifozët e Kosovës në futboll, të njohur si “Dardanët”, me një njoftim në rrjetin social Facebook, kanë kanë thënë se e përkrahin marshin për ish-krerët e UÇK’së që po gjykohen në Hagë, që mbahet këtë të diel në sheshet kryesore të Prishtinës, shkruan Gazeta Metro.
‘Dardanët’ i ftuan anëtarët e tyre që të i përgjigjen dhe të marrin pjesë në këtë marsh.
Madje ata ftuan që anëtarët e tyre t’i marrin me vete në këtë marsh edhe miqtë dhe familjarët e tyre.
Dardanët po ashtu thanë se do të ndihmojnë me pankarta dhe flamuj këtë organizim.
Postimi i plotë:
Dardanët përkrahin “Marshin Për Drejtësi”, që nis të dielën në ora 14:00 nga sheshi Zahir Pajaziti tek ai Skënderbeu. Ftojmë të gjithë anëtarët tonë që t’i përgjigjen pozitivisht kësaj thirrje. Lufta për liri nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte e shenjtë. Prandaj, do të marshojmë të gjithë së bashku për drejtësi.
Ju lusim që t’i ftoni edhe familjarët dhe miqtë e juaj, që të gjithë së bashku t’i dalim zot kësaj kauze të përbashkët. Ejani sa më masivisht edhe me flamuj të UÇK-së, Kosovës, e flamuj kombëtar.
Po ashtu vullnetarisht do të kontribuojmë me pankarta dhe flamuj, të cilat do t’ua dorëzojmë organizatorëve të marshit./gazetametro.net