Isa Mustafa, ish-kryeministër i Kosovës, ka shfaqur mbështetjen për marshin ‘Marshojmë për Drejtësi’, për të cilin ka thënë se është një manifestim që meriton përkrahje e solidarizim, shkruan Gazeta Metro.
Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka shtuar se, lufta e UÇK’së meriton respe
kt e përkrahje dhe se luftëtarët e saj meritojnë drejtësi.
Ai ka shtuar se Kosova sot është e lirë falë luftës së UÇK’së, mençurisë politike të Rugovës dhe ndërhyrjes së NATO’s.
Postimi i Mustafës:
“Marshojmë për Drejtësi”, një manifestim që meriton përkrahje e solidarizim!
Meriton respekt e përkrahje lufta e UÇK-së dhe meritojnë drejtësi luftëtarët e saj që dolën në ballë për të ndalur masakrat e shtetit serb dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve. Kosova sot është e lirë falë luftës së UÇK-së, mençurisë politike të Ibrahim Rugovës dhe ndërhyrjes së NATO-s. Kemi qenë bashkë në kohërat më të vështira; jemi solidar sot me të gjithë ata që kontribuan për liri e pavarësi dhe me ata që ishin shembull i gatishmërisë për të zbardhur çdo dyshim në luftën e drejtë dhe të pastër, sepse besonin në Drejtësi!
Me mendje jam me ju që do të marshoni për Drejtësi. IM /gazetametro.net