Loading…

‘Martin Berishaj na doli si bankomat i Kurtit’: Thotë Azemi i LDK’së

  • 17/03/2023 | 22:11

‘Martin Berishaj na doli si bankomat i Kurtit’: Thotë Azemi i LDK’së

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, duke folë për ekonominë dhe sektorin energjetik në vend, ai tha se ambasadori Martin Berishaj, i cili tani më është e vërtetuar se është “tregtar” i energjisë elektrike, doli të jetë edhe “bankomat” i shefit të qeverisë, Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.


Azemi foli në emisionin Euro 7 dhe për të ambasadori i Kosovës në Kroaci, doli të jetë një “bankomat” për Kurtin.

“Martin Berishaj na doli si bankomat i Kurtit, sepse kur kish pas nevoj ai kish shku i kish tërhjek paret, pastaj e pamë në lajme se ku kanë shkuar ato pare”

Ai pati kritika edhe për mënyrën se si po menaxhohen punët në termocentralet e vendi, madje dhe këshillë që kjo metodikë të ndryshojë.

“Akoma e kemi bllokun e Kosova A në riparim e sipër, dhe normalisht në kriza energjetike, kur je në krizë energjetike, duhesh me përshpejtu punët dhe procedurat për me rregullu një bllok të termocentralit”./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë