Loading…

Martin Shkrelin ‘e eliminojnë’ nga industria farmaceutike: Detyrohet t’i paguaj SHBA’ve 64 milion dollarë

  • 15/01/2022 | 08:58

Martin Shkrelin ‘e eliminojnë’ nga industria farmaceutike: Detyrohet t’i paguaj SHBA’ve 64 milion dollarë

Një gjykatës amerikan të premten e ndaloi Martin Shkrelin nga industria farmaceutike përgjithmonë, dhe e urdhëroi atë të paguante 64.6 milionë dollarë pasi ai ngriti çmimin e famshme të ilaçit Daraprim dhe luftoi për të bllokuar konkurrentët, transmeton Gazeta Metro.


Gjykatësja e qarkut amerikan Denise Cote në Manhatan vendosi pas një gjyqi ku Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA dhe shtatë shtete kishin akuzuar Shkrelin, themeluesin e Vyera Pharmaceuticals, për përdorimin e taktikave të paligjshme për të mbajtur rivalët e Daraprim jashtë tregut.

Shkreli u bë i famshëm në 2015 pasi rriti çmimin e Daraprim brenda natës në 750 dollarë për tabletë nga 17,50 dollarë. Ilaçi trajton toksoplazmozën, një infeksion parazitar që kërcënon njerëzit me sistem imunitar të dobësuar.

Në një vendim prej 130 faqesh, Cote fajësoi Shkrelin për krijimin e dy kompanive, Vyera dhe Retrophin Inc, të dizajnuara për të monopolizuar barnat në mënyrë që ai të mund të përfitonte “në kurrizin” e pacientëve, mjekëve dhe shpërndarësve.

Avokatët e Shkrelit nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë