Loading…

Martinelli nënshkruan kontratë të majme me Arsenalin, dy lojtarë të tjerë do ta ndjekin shembullin e tij

  • 02/02/2023 | 23:30

Martinelli nënshkruan kontratë të majme me Arsenalin, dy lojtarë të tjerë do ta ndjekin shembullin e tij

Gabriel Martinelli ka nënshkruar kontratë të re me Arsenalin, në të cilën më shumë se e ka dyfishuar pagën e tij.


Anësori brazilian ka nënshkruar deri në vitin 2027, ndërsa sipas The Sun, paga e tij do të rritet nga 70.000 funte (78.480 euro) në 180.000 funte (201.820 euro) në javë.

Trajneri Mikel Arteta është i bindur se edhe dy lojtarët tjerë, William Saliba dhe Bukayo Saka, do ta bëjnë të njëjtën gjë.

Chelsea dhe Barcelona janë dy klubet që e admirojnë 21-vjeçarin, mirëpo ai ka qenë ndër lojtarët kyçë në ngritjen e Arsenalit që po lufton për titullin e Ligës Premier këtë sezon.

Saliba dhe Saka, të cilët janë po ashtu 21 vjeçarë, kanë kontrata deri në vitin 2024, ndërsa Arteta dëshiron që ata ta zgjatin lidhjen e tyre me Topçinjtë dhe natyrisht me ndryshime të mëdha në pagat e tyre.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë