Loading…

Martohet në kohë pandemie kryeministrja finlandeze

  • 04/08/2020 | 21:58

Martohet në kohë pandemie kryeministrja finlandeze

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, i ka dhënë fund beqarisë. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi të publikuar nga pjesëtarë të kabinetit të saj.


Në fotot e publikuara Sanna është shfaqur me fustan të bardhë, tufë lulesh në dorë dhe në krahët e bashkëshortit të saj Markus Raikkonen, raporton TCh.

“Sana dhe Markus, prindër të një vajze dy vjeç e gjysmë, u martuan në rezidencën zyrtare të kryeministrit, në prani të familjes dhe miqve më të ngushtë”, thuhet në njoftimin e kabinetit të saj.

Sakaq, kujtojmë që Sanna dhe Markus kanë 16 vite që bashkëjetojnë bashkë, por vetëm së fundmi kanë vendosur që lidhjen e tyre ta kurorëzojnë në martesë

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë