Loading…

Martohet në Ohër, aktorja turke vallëzon me këngë tradicionale shqiptare

  • 04/07/2022 | 08:57

Martohet në Ohër, aktorja turke vallëzon me këngë tradicionale shqiptare

Pak ditë më parë, protagonistja e serialit të famshëm “Hercai”, Ebru Sahin u martua me sportistin Cedi Osman në një ceremoni të vogël të mbajtur në liqenin e Ohrit.


Kjo ishte e para nga dy ceremonitë martesore që çifti do të ketë.

Ceremonia e parë u mbajt në qytetin e Ohrit, ku ka lindur basketbollisti.

Në dasmë, morën pjesë familjarët dhe miq të ngushtë të çiftit dhe sipas pamjeve që kanë publikuar, ata shihen teksa kërcejnë dhe këngë tradicionale shqiptare.

Nën tingujt e këngës “Sa bukur ka dal nusja”, Ebru këndon dhe defrehet.

Aktorja kishte zgjedhur një fustan të bardhë të thjeshtë por shumë tërheqës.

Për flokët, ajo zgjodhi t’i bënte me dy gërsheta ndërsa mbante dhe një kapele në kokë.

Më 7 korrik, ceremonia e radhës do të mbahet në Çeshme të Turqisë, ku çifti është njohur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë