Loading…

Masa ekstreme në Itali: Kush lëviz nga zonat e infektuara, arrestohet

  • 23/02/2020 | 12:14

Masa ekstreme në Itali: Kush lëviz nga zonat e infektuara, arrestohet

Pika kontrolli përreth vendeve të prekura nga virusi për të mos lejuar banorët të largohen; korridore “sterile” për të lejuar hyrjen e ushqimit dhe ilaçeve, duke i garantuar kështu qytetarëve furnizimin e mallrave thelbësorë; kush nuk i bindet urdhrit për të mos lëvizur nga të ashtuquajturat “vatra infektimi”, rrezikon arrestimin deri në tre muaj: këto janë disa prej masave ekstreme që Italia po merr në përpjekjet për frenimin e përhapjes së koronavirusit, rastet e prekura prej të cilit po shfaqen me një shpejtësi marramendëse.


Hapat e marra prej autoriteteve italiane, që synojnë kufizimin e transmetimit të virusit, parashikojnë deri edhe përdorimin e ushtrisë, ashtu siç ndodh për parandalimin e veprimeve terroriste. Ato vetë e pranojnë se “pezullimi i të drejtave të lëvizjes së lirë të personave”, por e konsiderojnë të nevojshme kur nuk ka mënyra të tjera për të ndaluar përhapjen e një epidemie. Ky është “ modeli Wuhan”

Modeli  “Wuhan”, nga emri i qytetit kinez ku u zhvillua për herë të parë koronavirusi dhe ku një regjim mbikëqyrjeje shumë i rreptë është akoma në fuqi.

“Zonat e kuqe” (zona izolimi)

Rrugët e hyrjes kontrollohen nga makina të policisë dhe karabinierëve në mënyrë që askush të mos arrijë të largohet, përveç rasteve të veçanta që duhet të autorizohen posaçërisht nga prefekti. Në fazën e parë, “kordoni” i sigurisë do të ngrihet rreth atyre komunave, ku aktivitetet publike janë pezulluar tashmë, si shkollat ​​dhe zyrat janë mbyllur.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë