Loading…

Masa rigoroze për restorantet, qendrat tregtare dhe bizneset e tjera nga e premtja

  • 12/11/2020 | 10:46

Masa rigoroze për restorantet, qendrat tregtare dhe bizneset e tjera nga e premtja

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë vendim për masat e reja anti Covid-19, shkruan Gazeta Metro.


Nga e premtja e kësaj jave, gastronomia ku përfshihen hotelet, restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme, do të lejohen të punojnë vetëm nga ora 05:00 deri në ora 20:00.

Por, jo të gjitha kanë të drejtë këtë orar, komunat me risk të mesëm lejohet veprimtaria e gastronomisë vetëm nga ora 05:00 deri në ora 18:00, kurse ato me risk të lartë ju lejohet veprimtaria e nga ora 05:00 deri në ora 19:00.

Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”, por në vendet me rrezik të mesëm qendrat tregtare lejohen të punojnë vetëm deri në ora 18:00.

Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar vetëm 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”.//gazetametro.net

https://gazetametro.net/qeveria-merr-vendim-per-masa-te-reja-nga-neser-fillon-zbatimi-i-tyre/

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë