Loading…
Masakër në Zelandë të re: Të shtëna në dy xhami, së paku 40 të vrarë
  • 15/03/2019 | 08:11

Masakër në Zelandë të re: Të shtëna në dy xhami, së paku 40 të vrarë

Në një sulm të armatosur në dy xhami në qytetin e Zelandës së re Christchurch të premten janë vrarë së paku 40, ndërsa janë lënduar edhe së paku 20 të tjerë, ndërsa janë arrestuar disa sulmues të dyshuar, transmeton Gazeta Metro.

Mediet kanë bërë të ditur se policia ka deaktivizuar disa mjete të improvizuara shpërthyese, të ngjitura nëpër mjete motorike.

“Sulmuesi ka hyrë në xhaminë Al-Noor dhjetë minuta para fillimit të faljes dhe ka hapur zharr. Ka zbrazur dhjetra, nëse jo edhe qindta plumba. Ai është i bardhë, flokëverdhë, shtatshkurtër, kishte helmetë e jelek mbrojtës”, ka thënë dëshmitari Ahmad al-Mahmud.

Të shtëna kanë ndodhur edhe në xhaminë në Lonwood.

“Kemi vrapuar në panik për t’i shpëtuar breshërisë së plumbave. Kemi parë të tjerë të shtrirë në tokë në pellgje gjaku”, ka thënë një nga të shpëtuarit e masakrit.

Dëshmitarët kanë thënë se kanë parë një burrë të veshur me rroba kamuflimi dhe helmetë, duke dalë nga xhamia pas të shtënave, ndërsa burime të pakonfirmuara thonë se është zbuluar edhe një bombë në afërsi.

Popullata lokale e besimit mysliman thuhet ta ketë ndjekur sulmuesin nga xhamia në Linvodd dhe ka shtënë në të, para se ai të ikte me mjet motorik.

Policia ka arrestuar katër persona, duke përfshirë edhe një grua, ndërsa objektet publike janë mbyllur si edhe të gjitha xhamitë në Zelandë të Re.

Njëri prej sulmuesve është identifikuar si Brenton Tarrant, ndërsa sipas medieve ai në profilin e tij në Facebook e ka transmetuar live sulmin, për të cilin vetë ka theksuar se është i natyrës terroriste./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë