Loading…

Masakra e Stambollit u nxit nga myslimanët ekstremistë (Foto)

  • 01/01/2017 | 18:33

Masakra e Stambollit u nxit nga myslimanët ekstremistë (Foto)

Mbrëmë një person i armatosur sulmoi një klub nate në Stamboll ku po festohej nata e Vitit të Ri, duke lënë të vrarë 39 persona, dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.


Dëshmitarët që kanë arritur të mbijetojnë, kanë thënë se personi i armatosur gjatë sulmit bërtiste “Allahu Akbar”.

Sulmi thuhet të mos jetë i rastësishëm, por i ardhur si rezultat i fushatave anti-perëndimore nga myslimanët ekstremistë, shkruan gazetametro.net.

sulmi-stamboll2

Festa e Vitit të Ri, si kulturë perëndimore, është kundërshtuar hapur nga besimtarët myslimanë.

Ky lloj posteri që shihni në foto raportohet të jetë shfaqur jashtë të gjitha xhamive të qytetit. Aty shihet një person duke e qëlluar me grusht babadimrin.

a

Edhe në Kosovë, edhe pse jo në masë të madhe, rryma ekstreme të islamit viteve të fundit kanë kundërshtuar festimin e Vitit të Ri, duke e cilësuar atë si festë të krishterë. Mediat gjithashtu raportuan dje, se në një fshat të Opojës, të banuar nga një komunitet mysliman, praktikues të islamit, nuk e festojnë fare Vitin e Ri. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë