Loading…

Masat antiCOVID: Patrullat e Policisë në aksion, po ndalohen veturat dhe po kontrollohen lokalet

  • 04/05/2021 | 23:19

Masat antiCOVID: Patrullat e Policisë në aksion, po ndalohen veturat dhe po kontrollohen lokalet

Menjëherë pas orës policore që fillon në ora 22:30, Policia e Kosovës ka dalë nëpër qytete të ndryshme që të kontrollojë se a po zbatohen masat antiCOVID-19 të vëna nga Qeveria, shkruan Gazeta Metro.


Në pamjet që janë publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës shihet se qytetarë dhe vetura të shumta janë ndaluar nga patrullat policore ngase kanë thyer këto rregulla.

Po ashtu, kontrolla pati në të gjithë Kosovën dhe në kafiteri të ndryshme.

Sipas pamjeve, njësitet policore kontrolluan se sa iu janë përmbajtur rregullave edhe lokalet.

“Të përkushtuar në shërbim ndaj vendit dhe qytetarëve Policia e Kosovës vazhdon synimin e saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ngritjen e partneritetit me qytetarët si dhe zbatimin e masave anti COVID-19. Masat dhe kufizimet janë vendosur me të vetmin qellim për të ndikuar në parandalimin e perhapjes së pandemis, andaj të angazhohemi të gjithë së bashku në ruajtjen e shëndetit publik”, thuhet në njoftim e Policisë.

Më poshtë keni pamjet e publikuara nga Policia. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë