Loading…

Masat e ashpra të Qeverisë për lëvizje duhet të respektohen, ose dënoheni me 2 vjet burgim

  • 26/03/2020 | 17:00

Masat e ashpra të Qeverisë për lëvizje duhet të respektohen, ose dënoheni me 2 vjet burgim

Policia e Gjilanit u ka bërë thirrje qytetarëveq që të respektojnë masat e kufizimit të lëvizjes, ose në të kundërten dënohen deri në 2 vjet burgim, shkruan Gazeta Metro.


Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media, ku u tha se duhet të respektohen masat e Qeverisë në këtë kohë pandemie.

“Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit si zbatues i ligjit u a përkujton se të gjithë ata persona të cilët nuk e respektojnë dhe bien ndesh me vendimin e lëshuar nga Qeveria e Kosovës lidhur me oraret e cekura në urdhëresë, do të përgjigjen në bazë: “Neni 250, të KP , mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, dhe kushdo që gjatë kohës së epidemisë ose të ndonjë sëmundjeje ngjitëse nuk vepron sipas urdhrave apo vendimeve tjera të nxjerra në bazë të dispozitave të organit kompetent, i cili cakton masat që kanë për qëllim luftimin apo parandalimin e tyre, ata dënohet me burgim deri në dy (2) vjet””, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Me 24 mars 2020 ka hy në fuqi urdhëresa e Qeverisë së Kosovës Nr. 130/2020 në bazë të së cilës është caktuar koha dhe limitet e lëvizjes së qytetarëve.

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit si zbatues i ligjit u a përkujton se të gjithë ata persona të cilët nuk e respektojnë dhe bien ndesh me vendimin e lëshuar nga Qeveria e Kosovës lidhur me oraret e cekura në urdhëresë, do të përgjigjen në bazë: “Neni 250, të KP , mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, dhe kushdo që gjatë kohës së epidemisë ose të ndonjë sëmundjeje ngjitëse nuk vepron sipas urdhrave apo vendimeve tjera të nxjerra në bazë të dispozitave të organit kompetent, i cili cakton masat që kanë për qëllim luftimin apo parandalimin e tyre, ata dënohet me burgim deri në dy (2) vjet”

Masat e ndërmarra kanë vetëm një qëllim, ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, preventimin dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 që tani ka marrë përmasa botërore.

Policia e Kosovës është e përkushtuar që të punoj dhe veproj për të mirën e qytetarëve të saj./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë