Loading…

Masat e Qeverisë: ‘Studentët nga Lugina e Preshevës që studiojnë në Prishtinë u kthyen në kufi nga policia’

  • 24/01/2022 | 18:21

Masat e Qeverisë: ‘Studentët nga Lugina e Preshevës që studiojnë në Prishtinë u kthyen në kufi nga policia’

Nagip Arifi, kryetar i Bujanocit, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të rishqyrtohet vendimi për moslejmin e qytetarëve në Kosovë, pa e pasur edhe dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit.


Ai ka thënë se ky vendim paraqet problem të madh te qytetarët, pasi thekson se studentët janë kthyer në kufi.

“Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për moslejimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve nga Lugina e Preshevës në drejtim të Kosovës për ata të cilët nuk e kanë marrë dozën e tretë, është shqetësim shumë i madh dhe kemi shumë probleme në këtë drejtim. Problem është paraqitur dje, disa student që studiojnë në Universitetin e Prishtinës dje janë kthyer nga policia kufitare dhe nuk kanë pas mundësi të kalojnë. Është shqetësim shumë i madh, studentët i kam pranuar sot në kabinetin tim”, tha Arifin ë “Fronta;” në T7, transmeton Express.

“Edhe familjarët që kanë pacientë në spital janë kthyer në kufi”, u shpreh ai tutje.

Ai tha se ka kërkuar nga kryeministri Kurti të lehtësohet qarkullimi i qytetarëve.

“Në mëngjes kam dërguar kërkese të kryeministri Kurti, që vendimi të shqyrtohet dhe t’i lehtesohet qytetarëve qarkullimi i lirë në drejtim të Kosovës. Jam i bindur që Qeveria e Kosovës këtë vendim ta shqyrtojë sa më shpejtë, asnjë shtet tjetër nuk kërkon që t’i kenë tri doza. Një student ka marrë dozën e dytë para 10 ditëve dhe nuk mund ta marrë dozën e tretë pa kaluar tre muaj”, u shpreh ai tutje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë