Loading…

Masat e reja anti-covid? MSH jep njoftimin e fundit

  • 27/11/2021 | 19:20

Masat e reja anti-covid? MSH jep njoftimin e fundit

Nën kryesimin e zëvendësministres së Shëndetësisë Dafina Gexha Bunjaku, sot në orët e pasditës është mbajtur një takim i Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19.


Pjesë e këtij takimi, në të cilin është diskutuar për zhvillimet pas identifikimit të varianti i ri të koronavirusit, Omicron (B.1.1.529) fillimisht në Afrikë e pastaj edhe në disa shtete jashtë këtij kontinenti, , në mënyrë virtuale ka qenë edhe Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, i cili ndodhet jashtë vendit.

Në takim u konstatua se situata me pandeminë në vendet në rajon, Evropë dhe më gjerë është përkeqësuar javët e fundit dhe, përkundër që në Kosovë numri i rasteve të COVID-19 është i vogël në javët e fundit, situata është jostabile, në veçanti duke pasur parasysh faktin se ka dy variante në qarkullim (varianti Delta që është akoma dominues dhe varianti Delta Plus), ndërkohë që informatat e para flasin që varianti tjetër i SARS –COV-2, Omicron, karakterizohet me shumë mutacione, përhapje të shpejtë dhe nuk ka shumë informata rreth rezistencës së tij ndaj vaksinave.

Për këtë qëllim u kërkua nga qytetarët e vendit që t’i zbatojnë masat në fuqi, të vaksinohen, derisa nga institucionet përgjegjëse, si Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse, u kërkuar që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës, në të gjitha degët e ekonomisë dhe veprimtaritë arsimore e institucionale.

Duke pasuar parasysh situatën epidemiologjike lidhur me COVID-19, variantet në qarkullim dhe , me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës, gjatë javës së ardhshme do të rishqyrtohen masat në fuqi dhe do të marren masa të tjera, sipas nevojës dhe zhvillimeve lidhur me COVID-19.
Komiteti, në mënyrë specifike u ka bërë thirrje qytetarëve të moshës mbi 12 vjeçe që të vaksinohen pa humbur kohë kundër COVID-19

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë