Sot qeveria e Kosovës ka marr vendim për masa të reja antiCovid, ku nga data 7 deri me 18 prill do të mbyllet gastronomia si dhe një serë masash tjera dhe do të ketë orë policore nga ora 5:00-22:00, e në mbështetje të këtyre masave ka dal ambasada britanike, shkruan Gazeta Metro.
Ambasada britanike ka thënë se e mbështet vendimin e qeverisë për vendosjen e masave të reja antiCovid, për zvogëlimin e përhapjes së virusit.
Kjo ambasadë ka bërë thirrje që të respektojnë masat për të mbrojtur njëri-tjetrin.
“Ne mbështesim vendimin e qeverisë për të sjellë masa të reja për të zvogëluar përhapjen e Covid-19. Mjerisht, mbi 500 njerëz në Kosovë kanë vdekur nga Covid-19 që nga fillimi i vitit 2021. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të respektojnë masat për të mbrojtur njëri-tjetrin. #BashkeKunderCovid19”, thut në reagimin e ambasades britanike./gazetametro.net
We support the government’s decision to bring in new measures to reduce the spread of Covid-19. Sadly, over 500 people…
Posted by British Embassy Pristina on Monday, April 5, 2021