Loading…

Masat e reja në pakon fiskale ndikojnë në zhvillimin ekonomik

  • 12/02/2017 | 10:18

Masat e reja në pakon fiskale ndikojnë në zhvillimin ekonomik

Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE), mirëpret përfshirjen e masave të reja në pakon fiskale duke shprehur qëndrimin pozitiv se këto masa do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e vendeve të reja.


Drejtori ekzekutiv i KIE, Shpend Balija është shprehur se me përfshirjen e masave të reja në pakon fiskale Ministria e Financave po përshpejton dinamiken e punës duke kontribuar në një zhvillim ekonomik në favor të krijimit të vendeve të reja të punës.

Balija ka theksuar se puna e cila po bëhet tani është një indikatorë se Kosova ka filluar të lëviz drejt një prosperiteti dhe të ardhmeje e cila e pozicionon Kosovën më mirë përballë vendeve të rajonit kështu duke ofruar një ambient më të mirë të biznesit për kompanitë vendore si dhe investitorët e huaj. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë