Loading…

Masat kundër COVID-19 mbesin në fuqi, ulen rastet e infektimit dhe vdekjet

  • 10/10/2021 | 23:15

Masat kundër COVID-19 mbesin në fuqi, ulen rastet e infektimit dhe vdekjet

Situata me pandeminë e COVID-19 në vendin tonë ka filluar të përmirësohet pas valës së dytë së infektimeve me variantin ‘Delta’.


Megjithatë, masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit, vazhdojnë të mbesin në fuqi.

Gjatë kësaj jave në Kosovë janë regjistruar nëntë vdekje dhe 193 raste të reja, ndërsa janë shëruar 1 mijë e 264 pacientë.

Përkundër kërkesave për lirimin e masave pas uljes së vdekjeve dhe rasteve nga COVID-19, Qeveria ka vendosur që këto masa të vazhdojnë të jenë në fuqi.

Në anën tjetër, procesi i vaksinimit kundër virusit është duke vazhduar, ku aktualisht në Kosovë janë administruar 1.447.040 vaksina kundër COVID-19.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë