Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër 7 të pandehurve XH.T , M.SH , B.P , L.S, A.K, H.R, F.G nën dyshimin se kanë kryer veprën penale, përgatitjen e veprave terroriste ose veprave kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së republikës së Kosovës.
Ekziston dyshimi se të pandehurit i takojnë organizatës terroriste ISIS, në atë mënyrë që gjatë muajve shtator-tetor 2016 kanë përgatitur sulme terroriste në territorin e Ballkanit dhe atë së pari në Kosovë për të sulmuar ndërkombëtarët me qëllim frikësimi të popullsisë dhe të destabilizojnë dhe të shkatërrojnë strukturat themelore, politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale të shteteve të ndryshme e pastaj në territorin e tyre të krijojnë Shtetin Islamik, si dhe dyshohet që kanë punuar nën urdhrat e ish – udhëheqësit të shqiptarëve në Siri, Lavdrim Muhaxheri.
Meqenëse ekziston edhe dyshimi se të gjithë të pandehurit kanë pasur kontakte me persona tjerë të Maqedonisë dhe Shqipërisë, kjo rrethanë tregon rrezikun se të njëjtit mund të arratisen për tu larguar nga Kosova.