Loading…
MASHT: Do të kompensohen orët e humbura të mësimit nga greva
  • 11/02/2019 | 16:38

MASHT: Do të kompensohen orët e humbura të mësimit nga greva

Ministria e  Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës ka marrë vendim  që orët e humbura nga greva e mësimdhënësve, të kompensohen, transmeton Gazeta Metro.


Këtë e ka konfirmuar vet Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi. Ai tha de pas takimit me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit është marrë vendim që orët e humbura nga greva e mësimdhënësve, të kompensohen.

Ministri Bytyqi theksoi se moszbatimi i këtij vendimi nga ndonjë institucion arsimor do të pasojë me ndëshkime.

“Në takim diskutuam mundësitë e zëvendësimit të orëve të humbura gjatë grevës në arsim dhe kohën më të përshtatshme kur mund të bëhet ky zëvendësim. Pas diskutimeve të shumta dhe sugjerimeve të marra nga përgjegjësit e arsimit nëpër komuna, MASHT do të dalë me një vendim të detajizuar për kompensimin e orëve të humbura”, tha Bytyqi.

“Po ashtu, me përgjegjësit për arsim në komuna biseduam rreth zbatueshmërisë së vendimit për ndalimin e përdorimit të telefonave nga ana e nxënësve dhe mësimdhënësve gjatë procesit mësimor”, thuhet në njoftimin e ministrit në Facebook.

Bytyqi shtoi se në takim u diskutua edhe për dhunën në shkolla dhe masat që duhet të ndërmerren.

Mësimdhënësit në gjithë Kosovën kanë mbajtur grevë për tri javë, me kërkesën për rritje të koeficientit të pagave për 30%.

Greva është ndërprerë pas marrëveshjes me institucionet përgjegjëse, se ligji i ri për paga do të përafrojë kërkesën e tyre./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë