Loading…

MASHT ndanë 160 bursa shtetërore

  • 08/11/2016 | 11:51

MASHT ndanë 160 bursa shtetërore

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka ndarë  160 bursa për studentët më të dalluar të Universiteteve Publike.

Ministri Arsim Bajrami para të pranishmëve tha se përmes këtyre bursave shtetërore do tu dalim në përkrahje talentëve dhe njerzve të ekselencës.

“Përmes mbështjetjes shtetërore, përmes bursës shtetërore ti dalim në përkrahje të plotë talentëve njerëzve të ekselencës që ata neser të jenë lider të së ardhmës”, tha Bajrami.

Ministri gjithashtu tha se se përmes këtij investimi të bëhet  sadopak një ndihmes gjatë studimeve të caktuara për të cilat ka nevojë vendi ynë, transmeton gazetametro.net.

“Drejtimet për të cilat ne i kemi përcaktu si prioritete jo për ti nënçmuar drejtimet tjera,  por mendojmë se ka ardh koha që studentët tanë t’i orientojmë drejtë nevojave të tregut të punës që atyre jo vetëm të ju japim diploma por t’iu sigurojmë edhe punësim, t’iu sigurojmë edhe ndërtim të karrierës që të jemi një shoqëri e dijës”, tha Bajrami

Ministri tha se ka vendosur për shumën  që do përfitojnë bursistët por e zgjedhi si të rrugës të mos e bëjë publike.

Ndërsa Kryetari i Unionit të studentëve të Kosovës Arben Mehmeti, tha se shpreson që fondi të rritet e numri i bursistëve të jetë më i madh.

“Fondet të cilat janë krijuar tash për momentin të cilat edhe minsitri i ceki që janë të vogla, mirëpo shpresoj që herave tjera ky fond të rritet dhe përfituesit e bursës studentore të jenë një numër më i madh  i studentëve”, tha Ahmeti.

Ahmeti, gjithashtu tha se universitet tona kanë nevojë  për ngritje të cilësisë dhe se studentët janë ata që do kërkojnë këtë nga secili universitet.

Vezire Krasniqi njëra nga studentët më të dalluara të programit të edukimit në Universitetin Ukshin Hoti tha që me punën dhe angazhimin tonë kanë arritur suksesin e duhur./gazetametro.net

14962307_1421493997878749_600929191_n

14996538_1421525384542277_1833858756_n

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë