Loading…

Mashtrimet e magjistarëve: Ja se si realizohen ato (Foto)

  • 11/12/2016 | 14:27

Mashtrimet e magjistarëve: Ja se si realizohen ato (Foto)

Ne jemi të habitur shpesh nga shfaqjet me truqe të magjistarëve të famshëm si Doug Henning, David Copperfield e të tjerë.

Shumica prej nesh e di se ka gjithmonë një arsye shkencore për të mos i besuar ato mashtrime.

Një pëllumb del nga një kapelë ose nga një leckë del një gjësend. Këto janë nga truqet më të zakonshme.

Por, kur një interpretues e bën që të zhduket Statuja e Lirisë, fluturon në ajër para nesh, ose ndryshon një makinë të vogël në një të luksoze, kjo është diçka që nuk është kaq e thjeshtë.

Gazetametro.net do të ju tregojë të vërtetën e disa nga truqet misterioze magjike të të gjitha kohërave.

Ndarja e trupit në dy pjesë

1

Ju të gjithë e njihni këtë numër magjistarëve. Kjo foto shpjegon të gjithë procesin prapa mashtrimit, ku një trup është ndarë në dy pjesë të ndryshme.

Ngritja në ajër e një gruaje

1

Gruaja është e shtrirë në një shufër metali. Shufra mund të shihet vetëm kur magjistari do të lëvizë nga vendi i tij.

Prerja e këmbëve

1

Herën tejtër kur ta shihni këtë truk, sigurisht se nuk do të ngeleni të habitur, sepse tani ju e dini të gjithë procesin prapa mashtrimit. Vajza është duke i tërhequr këmbët e saj, dhe në pjesën tjetër janë të vendosura këbë artificiale.

Qëndrimi ulur në ajër

1

Shumica prej jush këtë truk e keni parë më shumë se një herë. Personi për ta realizuar këtë, brenda veshjes së tij ka futur një mekanizëm prej metali, ku qëndron i ulur, derisa duket se ai po mbahet vetëm me njërën dorë në një shufër.

Lepuri në kapele

a

Këtë lloj truku e kemi parë disa herë, por nuk e kemi ditur se si realizohet. Tani na duket shumë i thjeshtë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë