Loading…

Mashtrimet me ‘Call Center’, Prokuroria ngrinë dhe sekuestron mbi 2.4 milionë euro

  • 11/06/2021 | 16:07

Mashtrimet me ‘Call Center’, Prokuroria ngrinë dhe sekuestron mbi 2.4 milionë euro

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda, ku kanë shënjestruar një rast të ri të koduar si “Thirrjet”.


Prokuroria Speciale nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se në rastin e shënjestruar si “Thirrjet”, ku janë të përfshirë njëzetekatër persona për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 lidhur me veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Gjithashtu, nga shënjestrimi i këtij rasti janë ngrirë rreth shtatëqindmijë euro, si dhe janë sekuestruar njëmilioneshtatëqindmijë euro kesh dhe nëntë vetura. /gazetametro.net 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë