Loading…
Mashtrimi më i madh medial i një prillit: Fillon vjelja e shpagetave në Zvicër
  • 01/04/2019 | 08:08

Mashtrimi më i madh medial i një prillit: Fillon vjelja e shpagetave në Zvicër

Dimri jashtëzakonisht i butë dhe zhdukja e insekteve të dëmshme ka qenë i volitshëm për rendimentin e mirë të shpagetave në Zvicër, transmeton Gazeta Metro.

Farmerët zvicranë do të kenë këtë pranverë shumë punë rreth vjeljes së shpagetave më kualitative.

Pas kultivimit të kujdesshëm me vite, shpagetat përsëri janë me gjatësi të njëjtë.

Në përfundim të vjeljes, punëtorët tradicionalisht do të tubohen në kremtimin e vjeljes së suksesshme me verë.

Në dokumentarin e BBC-së mund të shihni xhirimin e një familjeje zvicrane nga fundi i viteve 60-të gjatë vjeljes së shpagetave,

Para se të mendoni se tërë jetën keni jetuar në mashtrimin se shpagetat bëhen nga vezët, mielli e uji, na duhet t’u themi – aprililili!

Kështu BBC-ja britanike i ka mashtruar shikuesit e saj më 1 prill të vitit 1957, në kohën kur shpagetat nuk kanë qenë të njohura në botë, e sidomos në Britaninë e Madhe.

Në emsionionin “Panorama”, BBC ka emetuar xhirimin treminutësh të një gruaje e cila vjel shpageta nga një dru në Ticino në Zvicër.

Pas emetimit të stories, një numër i madh i shikuesve kanë thirrur televizionin për të pyetur se ku mund të gjejnë një dru shpagetash.

Disa vite më vonë, CNN e ka shpallur këtë emision si mashtrimin më të madh të cilin ndonjëherë e ka organizuar një shtëpi mediale./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë