Loading…

Mashtrimi për vdekjen e Mr. Bean

  • 20/03/2017 | 10:13

Mashtrimi për vdekjen e Mr. Bean

Bota e internetit sërish e “ka vrarë” Rowan Atkinsonin. Në internet u përhapën lajmet se ‘Mr Bean’ ka humbur jetën një aksident komunikacioni.

Mirëpo, këto lajme janë të pavërteta dhe rezultuan të ishin një mashtrim i radhës. Mashtrimi ishte bërë përmes një videoje të falsifikuar, e cila i dërgonte në një link të rrejshëm.

Për ta bërë më të besueshëm lajmin, thuhej se njoftimi është bërë nga Fox News. Kjo bëri që lajmi të përhapej në masë të madhe duke i detyruar mediat që të sqaronin gjithçka.

Megjithëse shumica e kuptuan se ishte një mashtrim, pati të tillë që filluan të shprehnin ngushëllime përmes rrjeteve sociale.

Kjo nuk është hera e parë që Rowan Atkinson është shënjestër e mashtrimeve për vdekjen e tij. Në vitin 2013, një faqe e Facebookut me emrin “R.I.P. Rowan Atkinson” u shpërnda jashtëzakonisht shumë.

Aty ishte publikuar një fotografi e aktorit dhe thuhej se është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij në Tiburon të San Franciscos. Madje, si shkak i vdekjes ishte cekur vetëvrasja.

Shumë yje janë bërë pre e lajmeve të rrejshme mbi vdekjen e tyre. Ndër ta edhe John Cena, Arnold Schwarzenegger, Jackie Chan, James Earl Jones, Willie Nelson e Will Smith.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë