Loading…

‘Mashtrues’: Mourinho akuzohet nga UEFA për veprimet e tij ‘të papërshtatshme’ ndaj arbitrit Taylor

  • 02/06/2023 | 17:36

‘Mashtrues’: Mourinho akuzohet nga UEFA për veprimet e tij ‘të papërshtatshme’ ndaj arbitrit Taylor

Trajneri i Romës, Jose Mourinho po akuzohet nga UEFA pas konfrontimeve me gjyqtarin Anthony Taylor gjatë finales së Europa Ligës, transmeton Gazeta Metro.


Mbi Mourinhon  janë ngritur disa akuza, për përdorimin e gjuhës fyese ndaj një zyrtari të ndeshjes pas konfrontimeve me gjyqtarin kryesor Anthony Taylor, në finalen e Europa Ligës.

Mourinho dhe stafi i tij kanë qenë mjaft abuziv ndaj arbitrit të Premier Ligës angleze në humbjen e tyre në Budapest, e që pritet të ketë pasoja edhe për ekipin Italian të Romës, siç raporton Sky Sport.

Për këtë çështje, edhe stafi i Sevillas po akuzohet për një sërë veprimesh që kanë bërë gjatë ndeshjes. Ekipi Spanjoll akuzohen për ndezje fishekzjarresh, akte dëmtimi, shqetësime të turmës dhe sjellje të pahijshme të ekipit të tyre.

Për informacion këtu mund të gjeni një video që tregon sjelljen e papërshtatshme të trajnerit portugez Mourinho./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë