Loading…

Maska e vdekjes së Napoleon Bonaparte del në ankand, me çmim fillestar 34 mijë dollarë

  • 13/08/2019 | 22:17

Maska e vdekjes së Napoleon Bonaparte del në ankand, me çmim fillestar 34 mijë dollarë

Maska misterioze e bronzit të Napoleon Bonaparte nga koleksionuesi privat në New Orleans, M.S. Rau Antiques që posedon artefaktin e pazakontë ka vendosur në shitje për 34 mijë dollarë amerikanë si çmim fillestar, me 15 gusht është 250 vjetori i lindjes së korsikanit të famshëm Napoleon Bonaparte, transmeton Gazeta Metro.


Maska është bërë nga kallëpi i bërë menjëherë pas vdekjes së perandorit francez të rrëzuar që ishte i burgosur në ishullin Shën Helena pas humbjes së betejës së Waterloo më 1815. Bonaparta vdiq në maj të 1821.

Me 15 gusht është 250 vjetori i lindjes së Napoleon Bonaparte, figurë që ende fascinon shumë njerëz. Ai fillimisht ishte varrosur në ishullin Shën Helena, por më 1840 ishte ri varrosur më 1840 në pallatin Les Invalides.

Kjo është njëra prej maskës së vdekjes së Napoleon Bonaparte, më e famshmja gjendet në Muzeun Shtetëror të Luizianës në New Orleans.

Galeria në New Orleans posedon edhe tavolinën e shkrimit që Napoleon Bonaparte e përdori gjatë burgosjes së tij në Shën Helena./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë