Loading…

Maskat për fëmijë, si t’i bindni t’i mbajnë ato

  • 21/05/2020 | 15:43

Maskat për fëmijë, si t’i bindni t’i mbajnë ato

Këto maska pritet të bëhen pjesë e përditshmërisë sonë – që i vendos prindërit para një sfide të ngatërruar, transmeton Gazeta Metro.


Detyrimi i fëmijëve të veshin diçka që nuk duan është betejë e vjetër që prindërit e dinë. E lajmi se fëmijët mbi moshën dy vjeçare në disa vende kur dalin jashtë vetëm sa do të shtoj ankthin tek prindërit.

Gjetja e maskës mund të konsiderohet pjesa më e lehtë, sprova e vërtetë vjen në javët dhe muajt e ardhshëm që do të kalojnë duke i mësuar fëmijët me to.

Joanna Fortune, psikoterapeute, autore dhe ekspertë e edukimit tha se mbajtja e maskës duhet të jetë lojë dhe argëtuese për të shtuar gjasat e bashkëpunimit.

“Për më të voglit përgatitja lozonjare është çelësi” tha ajo. “Maskat mund të jenë të frikshme për ta, kështu që provoni të luani lojë për 15 minuta ku ata duhet të ‘ja qëllojnë ndjenjës vetëm nga sytë juaj’, apo ju tregoni ndonjë tregim se përse duhet mbajtur maskën duke u përqendruar në gjuhë pozitive”.

“Normalizoni mbajtjen e maskës duke e vendosur tuajën pa shumë bujë. Fëmijët e të gjitha moshave presin nga ne sinjale emocionale dhe të sjelljes”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë