Loading…

Materialet më të kushtueshme në botë

  • 20/01/2017 | 22:31

Materialet më të kushtueshme në botë

Mund të habiteni me shifrat, por këto materiale kushtojnë më shumë se sa e imagjinoni ju.


Californium 252: 27 milionë dollarë/gram. Izotopi ka përdorim industrial duke përfshirë matjen e lagështisë gjatë shpimeve për naftë brut.

Painiti: 300 000 dollarë për gram. Ky mineral tejet i rrallë përpunohet kryesisht për gurë të cmuar për bizhuteri.

Diamanti: 67 000 dollarë për gram. Materiali natyror më i fortë në botë është sidomos i vlerësuar në industrinë e bizhuterive.

Triutiumi: 30 000 për gram. Një variant më pak i kushtueshëm i gaztë i ndricuesit radioaktiv përdoret për të prodhuar shenjat e daljeve të emergjencës.

Tafeiti: 20 000 dollarë për gram. Ky gur i rrallë i cmuar u zbulua rastësisht në vitin 1945, si një gur i pastruar në një bizhuteri.

Plutoni: 4100 dollarë për gram. Materiali prodhohet nga elementët e uranit në impiantet bërthamore.

LSD: 3000 dollarë për gram. Kur shitet në formën e kristaltë, halucinogjeni i sintetizuar shitet afro 3000 dollarë për gram.

Kokaina: 200 dollarë për gram. Cmimet variojnë, por blerësit janë gati të paguajnë deri 200 dollarë për gram për këtë drogë, e cila rrallëherë është më pak se 25% e pastër.

Metamfetamina: 120 dollarë për gram. Metamfetamina e pastër e kristaltë konsiderohet të jetë droga që shkatërron më shpejt njerëzit.

Heroina: 110 dollarë për gram. Për heroinën në formën e vet më të pastër, blerësit paguajnë deri 110 dollarë për këtë drogë që krijon varësi të lartë. 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë