Loading…

Mati 1 dhe Bregu i Diellit 20 orë pa rrymë: Reagon kryeministri Hoti

  • 21/11/2020 | 19:23

Mati 1 dhe Bregu i Diellit 20 orë pa rrymë: Reagon kryeministri Hoti

Kanë kaluar 20 orë që nga ndërprerja e energjisë elektrike në lagjen Mati 1 dhe Bregu i Diellit, në Prishtinë, e për këtë ka reaguar edhe kryeministri Avdullah Hoti shkruan Gazeta Metro.


Ka pasur reagime të shumta të qytetarëve që janë ankuar për mungesë të energjisë elektrike për orë të tëra, përderisa  temperaturat jashtë janë shumë të ulëta.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se ekipet nga KOSTT’i dhe KEDS’i janë duke punuar për të rregulluar prishjen në rrjet, që ka shkaktuar mungesën e energjisë në një pjesë të Prishtinës dhe më gjerë.

“Sipas drejtorit të KOSTT-it dhe drejtorit të KEDS, të cilët janë në teren, shpejt do të evitohet kjo prishje dhe do të normalizohet furnizimi me energji”, ka shkruar Hoti.

Ndërsa qytetrët kanë thënë se në Matin 1 nuk ka energji elektrike që nga dita e djeshme. Reagime kishte edhe në rrjetet sociale.

Ndërkohë, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se sipas informatave nga KEDS, Mati 1 është shkyçje e planifikuar deri në orën 21:00, por besojnë se deri në 19:00, do të lëshohet rryma. Ndërsa në Breg të Diellit ka prishje që sipas KEDS është afër sanimit dhe pritet stabilizimi deri në 18:00.

Edhe KEDS, nëpërmjet një komunikate ka sqaruar se ka mobilizuar shumë ekipe për ta ndihmuar KOSTT’In te Bregu i Diellit.

“KEDS ka mobilizuar dhjetëra ekipe nga terreni, të cilët janë duke i dalur në ndihmë ekipeve të KOSTT tek nënstacioni 110/10, Prishtina 2, pronë e KOSTT, në mënyrë që furnizimi me energji elektrike të kthehet në kohën më të shpejt të mundshme për një pjesë të konsiderueshme të lagjes Bregu i Diellit”, thuhet në komunikatë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë