Publicisti Halil Matoshi ka reaguar ndaj deklaratës së, Hysen Durmishi i cili është shprehur se do t`i nxjerrë zvarrë gazetarët kur Vetëvendosje të vijë në pushtet.
Matoshi ka thënë se kjo është një thirrje fashiste dhe se e drejta për të bërë gazetari nuk mundet me iu marrë askujt.
“E drejta per me ba gazetari te lire ne nji vend nominalisht te lire e demokartik, ne baze te ndergjegjes dhe mundesive profesionale e matereiale nuk mundet me iu marr askujt, asnji medie, as atyne qe pretendohet se jane te aferta me pushtetin dhe as atyne qe mbeshtesin opoziten”, ka thënë Matoishi.
Matoshi me tej ka thënë se VV, duhet t’ju dëshmojë qytetarëve se janë ndryshe nga pushteti aktual dhe t’i bindin se do të bëjnë ndryshime në qeverisje.
“Nga deklarimet e tilla duhet maspari me heq dore aktivistet e Levizjes VV, lidershipi i saj, sepse nese ata duen me u deshmue ndryshe nga pushteti aktual, nese ata duen t’i bindin qytetaret se kane me e ba diferencen ne qeverisje, kurr s’guxon as menja me u shkue per hakmarrje e agresion ndaj “te mundurve” – sepse kjo e ban te pamundshme idene e mbeshtetjes qytetare per kete levizje!” (sic.), ka shkruar Matoshi./gazetametro.net