Loading…

Matoshi: Dy votat e AKR’së përcaktojnë fatin e ‘Qeverisë Haradinaj’

  • 25/06/2019 | 21:31

Matoshi: Dy votat e AKR’së përcaktojnë fatin e ‘Qeverisë Haradinaj’

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), i cili mban edhe postin e ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka thënë se pavarësisht se nuk është kohë e përshtatshme për zgjedhje AKR është gati për zgjedhje.


Matoshi në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se në terren AKR-ja çdo ditë është duke rritur mbështetjen në të gjitha degët në tërë Kosovën.

“AKR-ja nuk ka pasur ndonjë stabilitet dhe forcë më të madhe se që ka tani. Besoj se kjo forcë do të dëshmohet përsëri në zgjedhjet e ardhshme. Ne sërish do të kemi një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në skenën politike të Kosovës. Më vjen mirë që nuk kemi zhgënjyer elektoratin, përkundrazi me punët e mira që kemi bërë në të gjitha dikasteret që udhëheqim kemi ngritur mbështetjen qytetare”, tha ai.

Duke folur për zhvillimet e fundit në AKR, Matoshi ka thënë se Labinot Tahiri mbetet deputet i kësaj partie, derisa nuk ka njoftuar strukturat për ndonjë largim nga partia.

Ai ka thënë se duhet pasur kujdes që kjo Qeveri është votuar me 61 vota dhe çdo votë e vetme ka një peshë jashtëzakonisht të madhe, ndërsa sipas tij dy vota që ka AKR “determinojnë të ardhmen e kësaj Qeverie”.

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), ka thënë se kjo parti nuk ka gabuar që i është bashkangjitur kësaj shumice parlamentare sepse Kosova ishte futur në një situatë pa rrugëdalje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë