Loading…

Matoshi e kritikon LDK’në: Po bën lojën e djallit

  • 25/08/2017 | 11:37

Matoshi e kritikon LDK’në: Po bën lojën e djallit

Gazetari dhe analisti politik që në zgjedhjet e fundit iu bashkua Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Halil Matoshi, në një polemikë me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se deputetët e LDK-së po bëjnë lojën e djallit pasi po e komplikojnë procesin e formimit të institucioneve duke mos u sjellur në mënyrë institucionale.

“Vërtetë kam prit se sidomos deputetet e LDK-se do të sillen konform Kushtetutës, por jo, ata vetëm sa po e komplikojnë procesin duke ba lojën e djallit!”, shkruan Matoshi.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Polemike me Driton Selmanajn

Albin Kurti po ia kushtezon PAN-it dhe LDK-se se ke kane me e propozu per Kryekuvendar, perkatesisht ke kane me e caktu per lider partie ose per udheheqes te negociatave me ta;

LDK po i ndihmon vet ne kete loje antikushtetuese Zotni Kurtit, sepse bashk me te po duen me ia percaktu koalicionit fitues te zgjedhjeve (gara zgjedhore perndryshe nuk do te kishte kuptim, pa fitues…) te nominuemit per udheheqes te institucioneve dhe vet rregullat e lojes!

Ne anen tjeter, koalicioni LAA po e mban peng AKR-ne e Zotni Pacollit duke e stigmatizu nese kjo organizate politike e pavarme e shfrytezon mundesine per me e zhbllokue procesin – per mose me e leju evndin me hy ne krize institucionale – duke votu per krijimin e oragneve drejtuese te Kuvendit, perkatesisht Qeverine e Kosoves dhe shih ti, per tane keto lojna te dyja palet VV dhe LAA hedhin akuza ne drejtim te PAN-it, qe po kerkon kohe kushtetuese per ndertimin e institucioneve te dala nga vota e 11 qershorit, e ne pajtim me Kushtetuten e Republikes, qe ia jep te drejten ekskluzive PAN-it per me e propozu Kryetarin e Kuvendit dhe mandatarin e Qeverise!

P.S.

Pse Driton ti si jurist, deputet i zgjedhun i nji partie institucionaliste nuk po i reagon Kurtit – per propozimet e tij (tyne) antikushtetuese – kur po del ne foltore e po thot se duhet me e zgjedh VV + LAA Kryetarin e Kuvendit?

LDK si parti shtetndertuese do te duhej me e votu Kryetarin e Kuvendit, sepse dihet botnisht se nuk asht ne fuqine e asnji force tjeter politike ky propozim pos te koalicionit fitues te zgjedhjeve, pale te kalohet ne hapin e dyte e te shihet nese mansdatari i PAN-it per Qeverine e Republikes mund te kaloje ne Kuvend ne votimin e pare (e ju e dini saktesisht se Ramnush Haradinaj ka me kalu!) dhe nese nuk i ka votat, kjo do t’i kalohet diskrecionit te Presidentit, per veprimet tjera!

Kjo asht rruga kushtetuese i nderuemi Zotni Selmanaj!

Vertet kam prit se sidomos deputetet e LDK-se do et sillen konform Kushtetutes, por jo, ata vetem sa po e komplikojne procesin duke ba lojen e djallit!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë