Loading…

Matoshi: Ekspertiza e tha fjalën e vet

  • 18/11/2016 | 20:59

Matoshi: Ekspertiza e tha fjalën e vet

Publicisti Halil Matoshi ka komentuar raportin e autopsisë së mjekësisë ligjore për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes në Burgun e Prizrenit, Astrit Dehari.

Sipas tij, shoqëria duhet të ngritet që të dalë në mbrojtje të insticuioneve dhe të bëjë të pamundurën për t`i riformuar ato profesionalisht.

Ai është shprehur se shoqërisë kosovare i duhet besimi dhe jo frika, andaj edhe Vetëvendosje duhet të fokusohet në zbardhjen e fakteve nëse Astriti ishte burgosur me skenar politik.

Lexoni komentin e plotë të tij:

Cka tash?

Ekspertiza e ka thane fjalen e vet: Astrit Dehari ka vdeke tragjikisht, duke ia marr vetes jeten.

Pos qe vuejtja e dhembja per Astritin vazhdojne, po vazhdon edhe abuzimi politik me tragjiken e tij.

Cka munemi me thane ne qe s’marrim vesh ne mjeksi ligjore dhe forenzike e fusha tjera specifike? Me mbylle gojen e me heshte, pervuejtesisht!

Pse gjith ky dyshim, dyshim, dyshim?

Cfar po ndodh me kete shoqnine kosovare?

Asht fakt se institucionet e shtetit e kane humb besimin (vertet nuk e kan kriju asnjihere) porse kso dyshimesh arbitrare nuk cojne kerrkund hiq.

Shoqnia duhet te ngritet ne mbrojtje te institucioneve, e me ba t’pamundshmen per me i reforimue e ngrit profesionalisht ato – duhet me ba lufte te pakompromis ne dekriminalizimin e tyne po jo te turret per permbysjen e tyne…

Pos shperbamjes se shoqnise dhe shtetit!?

Pse nuk po falsin ekspertet e propozuem nga familja Dehari porse vetem mbrojtesi zamadh e punepak?

Ku asht morali i ksaj historie?

Pra Vv-ja nuk fiton dot asnji vote ma shume nese abuzon me nji tragjedi, qe sinqerisht u pa se e preku deri n’lote tan Kosoven!

Familja, mbrojtja dhe Levizja Vetevendosje duhet te fokusohen tek zbardhja e fakteve nese Astriti ishte arrestu arbitrarisht dhe me nji skenar politikisht te influencuem si dhe tek padrejtesia e caktimit te parburgimit – ndonese gati tre muej dite ne arrest – pa e pyet kush pse asht aty?

Kesaj shoqnie i duhet besim e jo frike e rrenim!

Kosova ka nevoje per nji kontrate e re shoqnore, qeverisje jo perfituese dhe ne integritet moral e profesional por jo kthim ne metodat permbysese revolucionare!

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë