Loading…

Matoshi i përgjigjet Erdoganit: Ramushi s’është me Sulltanin, ai është me Skënderbeun

  • 31/03/2018 | 19:14

Matoshi i përgjigjet Erdoganit: Ramushi s’është me Sulltanin, ai është me Skënderbeun

Këshilltari politik i Kryeministrit të Kosovës, Halil Matoshi ka reaguar pas deklaratave të Erdoganit, pasi ky i fundit reagoi ashpër ndaj Ramush Haradinajt.


Madje i ftoi qytetarët e Kosovës të protestojnë kundër tij. Matoshi i ka nxjerrë Erdoganit, Skënderbeun. Ndërsa në fotografi ka shkruar “Në mbrojtje të Republikës”.

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, në një fjalim të sotëm, e ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj se do të japë përgjegjësi për menaxhimin e situatës me turqit e deportuar.

Ai e ka kritikuar atë për shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe shefit të AKI-së, dhe i ka ftuar kosovarët të protestojnë kundër tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë