Loading…

Matoshi letër Vjosa Osmanit: Po tregohesh e padrejtë

  • 24/05/2017 | 17:04

Matoshi letër Vjosa Osmanit: Po tregohesh e padrejtë

Kandidati për deputet nga AAK,  Halil Matoshi ia ka drejtuar një letër të hapur kandidates  për deputete nga LDK, Vjosa Osmani.

“Unë jam rreshtuar me AAK-ne dhe Zotin Haradinaj dhe emri im figuron ne koalicionin qe ti e cilëson “te territ e te krimit”, por dije se nëse nuk ngritemi se bashku me patriotet kushtetues për t’i trembur fantazmat tuaja të së shkuarës, ato do te rikthehen kurdoherë nëpër terr e neper drite dhe do ta lëndojnë lirinë e fituar me aq shume mund e sakrifica!” thuhet ndër të tjera në letrën e Matoshit, shkruan gazetametro.net

Kjo është letra e plotë dhe pa ndërhyrje e Matoshit:

Leter e hapun Vjosa Osmanit

(Dhe akeciles mike dhe akecilit mik ne LDK)

Vjosa, personalisht te kam mbrojte ne disa raste.

Madje jo mbrojtje sa me e la gojen!

Porse po tregohesh e padrejte!

Ende nuk qenke ngrit mbi pasionet qe t’i ndezin nji grusht vota e pak pushtet!?

E ju, disa qe i kam respektu, nuk me keni mbrojte kur ish zadhanesi i Qeverise Mustafa (Faton Abdullahu) duke u thirre ne partine e Dr. Ibrahim Rugoves, me ka ofendu me terma klinik!!!

Kam prite se keni me reagu por jo, nuk e bete sepse u asht erresu mendja!

Porse une kam me vazhdu me e mbrojt dinjitetin e njeriut tone kurdohere dhe pa marr parasysh se ne cfar listash zgjedhore asht rreshtu…

Pra Ju i ngritni horrat dhe injorantet tek rete, ndersa heronjte e vertete i neperkambni tek pluhuni…

E heroi im jetesor qe nga femijnia ishte dhe mbeti punetori.

Ai qe me djersen e ballit ngrit veten, familjen dhe Kosoven – te vetmen dashuni per te cilen ia vlen te jetohet dhe te vdiset me ndere!

Prandaj, jo rastesisht i jam bashku Ramush Haradinajt!

Ne shume raste duke mendu se ti dhe mendesia e re (e supozueme) brenda LDK-se do te ngriteni mbi interesat e ngushta prtiake dhe mbi zhurmat elektorale per te mbjell besim tek qytetaret – qe e kan lirine por nuk e shijojne ngase po ua merrni mundesite per me kqyre perpara!

Po thirreni ne fantazma te se shkuares ne mungese te ideve te reja politike, sepse LDK-ja tashma gjate kohe nuk prodhon ma as ide politike as nuk jep shprese, sepse vertet fantazmat ua kane erresu mendjen…

Shpresoj te jete e perkohshme kjo amnezi Jueja!

Une jam rreshtu me AAK-ne dhe Zotin Haradinaj dhe emni im figuron ne koalicionin qe ti e cileson “te territ e te krimit”, por dije se nese nuk ngritemi sebashku me patriotet kushtetues per t’i trembur fantazmat Tueja te se shkuemes, ato do te rikthehen kurdoher neper terr e neper drite dhe do ta lendojne lirine e fitueme me aq shume mund e sakrifica!

Me aso flijimesh t’mdhaja e per me u respektue – te permasave biblike – qe ta dridhin buzen n’vaj porse edhe te frymezojne e motivojne me e mbrojte lirine e Atdheut, sikur Haradinajt!

***

Une kam qene tre here i burgosun se kam kerku drite per Kosoven;

I persekutuem se kam shkru e fole shume gjate per driten, lirine dhe te drejten e popullit te Kosoves, per dinjitetin e Tij…

E kam perjetu Holokaustin (1999 -2000) ne Kampet serbe te Perqendrimit ne Lypjan (Kosove) dhe Pozharevc (Serbi) porse jam ngrite mbi pasionet dhe disponimet e castit per me i mbrojte te drejtat e ligjshme edhe te atyne qe dikur me kane persekutuar, sepse une i besoj Kosoves plot drite, sepse Republika rritet duke i dhane dashuni e besnikeri te gjithe ne, jo vetem “Ju”, sepse ajo asht streha jone e perbashket!

Vjosa si viktime e Holokaustit ndihem i fyem dhe i poshtnuem nga Ty qe te kam besu dikur (dhe kam luftu per kauzat tua qe i kam konsideru te drejta), e leje ma nga faqezij injorante nga te cilet vlon lista ku je e rreshtume ti, sepse shumica e atyne me te cilet je ne te njajten liste dikur e kane cilesuar Behxhet Pacollin “Rusofil” e “Njeri te Kremlinit” ose “qe ka ba miliona me hashashin e fushave te kuqe te Afganistatint.”!???

E tash na dilka “Njeri i drites”!

Ju dhe jo une, me shumice i keni veshur me pushtet Kadri Veselin (Kryeparlamentar) dhe Hashim Thacin, President…

U kujtohen ato caste kur – disa nga Ju – edhe nese nuk i keni votu, ua keni ba kuorumin – dhe keni marre buqeta lulesh e buzeqeshjes nga ta!

E nderuemja Vjosa – tashma kolege kandidate per me i perfaqesu qytetaret e Kosoves ne Kuvend – trajtimi i kundershtarit politik ka fisnikeri, perndryshe as kjo puna jote s’ka lezet!!!

Dhuroni Republikes se Kosoves – projektit ma te madh e ma kulmor te nacionalizmes shqiptare – ma shume shprese, ma shume dashuni e besnikeri dhe sa ma pak fantazma!!!

Sepse, kurre nuk keni me arrit me e bind askend – pra as femijte Tuaj – se Ramush Haradinaj dhe kandidatet e AAK-se per deputet, Halil Matoshi, apo dheta gra e burra t’siqnqerte qe perkasin ne “koalicionin e territ” e qe reflektojne besim, drejtesi, emancipim e perendimorizim te Atdheut tone te perbashket, na qenkan fantazmat qe po e mbuluakan driten e Kosoves…

Kurre, Vjosa Osmani!!!

Me respekt, Halil Matoshi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë