Loading…

Matoshi për deklaratën e Kusarit: Morbide dhe e tmerrshme, heroit Enver Zymberi nuk i duhet kërkimfalja e saj

  • 29/04/2021 | 19:29

Matoshi për deklaratën e Kusarit: Morbide dhe e tmerrshme, heroit Enver Zymberi nuk i duhet kërkimfalja e saj

Ditën e djeshme shefja e grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se më mirë është që të paguajmë rrymën në Veri sesa policët tanë të kthehen në arkivol, e rreth kësaj deklarate ka reaguar analisti Halil Matoshi, shkruan Gazeta Metro.


Matoshi ka shkruar se deklarata se Kusarit për policin e vrarë në Veri, Enver Zymberi, ishte morbide dhe e tmerrshme. Dhe se kërkimfalja e saj nuk i duhet Enver Zymberi.

“Deklaratë morbide dhe e tmerrshme e Mimoza Kusarit, lideres së Grupit Parlamentar të VV-së, që kafshon shpirtin e Heroit Enver Zymberi. familjës së tij dhe të gjithë shqiptarëve të Kosovës që janë të gatshëm kurdo që ta mbrojnë Atdheun e tyne – Republikën e Kosovës!”, shkruan Hoti.

Postimi i plotë:

Heroit Enver Zymberi nuk i duhet kërkimfalja e Mimoza Kusarit!
Deklaratë morbide dhe e tmerrshme e Mimoza Kusarit, lideres së Grupit Parlamentar të VV-së, që kafshon shpirtin e Heroit Enver Zymberi. familjës së tij dhe të gjithë shqiptarëve të Kosovës që janë të gatshëm kurdo që ta mbrojnë Atdheun e tyne – Republikën e Kosovës!
Pushteti i shpresës me këtë logjikë!???
Jo, kjo grue e vret megjithë shpresën edhe idenë e Atdheut!
P.S.
Hiç parullat populliste të Kryeministrit Kurti që thojke sa ishte në opozitë se âsht padrejtësi qe Qeveria po ua paguente energjinë elektrike serbëve në veri të Kosovës, tashti ai nuk ka justifikim, e deputeti Armend Muja ende flet si shefi i tij kur ishte opozitë, tue akuzu “portalet proestabilishment ”, pa e ditë se tashma ai âsht etablu vet në pushtet!?
Amatorizëm klasik./gazetametro.net

Heroit Enver Zymberi nuk i duhet kërkimfalja e Mimoza Kusarit!

Deklaratë morbide dhe e tmerrshme e Mimoza Kusarit,…

Posted by Halil Matoshi on Thursday, April 29, 2021

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë