Loading…

Matoshi për kryetarët e rinj: Veç kryetarë të fshatit mund të jenë, as të fshatrave përreth jo

  • 25/05/2023 | 21:29

Matoshi për kryetarët e rinj: Veç kryetarë të fshatit mund të jenë, as të fshatrave përreth jo

Katër kryetarët shqiptar të zgjedhur në komunat e veriut të mbipopulluara nga serbët, nga komentatori politik Halil Matoshi po shihen si kryetarë të fshatrave e jo komunash.


Madje ai funksionin e tyre e ka cilësuar si shumë të dobët duke thënë se ata vetëm kryetarë të fshatit të tyre mund të jenë e jo edhe fshatrave për rreth, shkruan Gazeta10.

“Këta njerëz munden me ushtru detyrën e kryetarit të bashkive të veta lokale dmth në Çabër, Lipë, Bistricë. Por sipas sistemit tonë juridik për pushtetin lokal, Lipa, Çabër e Bistrica nuk janë komuna, janë fshatra. Veç kryetarë fshatrash mund të jenë edhe ata veç i fshatit të vetë, as fshatrave në rrethinë jo.”, tha ai në “POLITKO“.

Betimin e tyre larg objekteve komunale, Matoshi e ka cilësuar si film i keq për shtetin.

“Sepse të tërhiqesh prej institucionit, objekteve shtetërore, e të shkosh në fshatra kjo është një film i keq, bardhë e zi se s’ka ngjyrë. Nuk ka legjitimitet popullor e as demokratike. Në ditën e Kartës Evropiane të Pushtetit Lokal, ka shkaktuar ndjenjë e sekregimit për popullatën atje që është shumicë atje e në Kosovë pakicë. Ka shkaktuar ndjenjë Është narrativ monoetnike, njëetnike që Kurti e VV-ja na kanë nxjerrë sytë duke e luftuar Asociacionin sepse është quajtur si një mekanizëm njëetnik.”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë