Loading…

Matoshi për sulmet e VV’së ndaj gazetarëve: Qeveria në shkuarje po do me i flliqë të gjithë ata që nuk janë me ta

  • 23/05/2020 | 18:02

Matoshi për sulmet e VV’së ndaj gazetarëve: Qeveria në shkuarje po do me i flliqë të gjithë ata që nuk janë me ta

Pas sulmeve të zyrtarëve të VV’së ndaj gazetarëve, ka reaguar publicisti Halil Matoshi, ai shkruar se Qeveria në largim po dëshiron me i ndotë të gjithë ata që nuk janë me ta, transmeton Gazeta Metro.


Matoshi ka shkruar se Qeveria në shkuarje po do me i flliqë të gjithë ata që nuk janë me ta.

“Qeveria në shkumje po do me i flliqë krejt ata që nuk janë me ta”, ka shkruar Matoshi në Faceook.

Për sulmin ndaj Adriatik Kelmendit nga zyrtarët e VV’së, Halili ka thënë së ky është sulm ndaj pragut të fundit të integritetit profesional e moral.

“Me e sulmu Adriatik Kelmendin, profesionistin e dëshmuem, për anshmëni e vardisje ndoni partie politike, âsht sulm ndaj pragut të fundit të integritetit profesional e moral.
Me thânë se të gjithë në Kosovë janë njerëz të prishtë, sepse âsht rrxu Qeveria Kurti, kjo âsht nxitja ma anmiqësore kundër çdo kujt e çdo vlere të kti veni, simas modeleve extremiste: Kush nuk âsht me ne, âsht kundër nesh!”, ka shkruar Matoshi ndër tjerash.

Postimi i plotë:

Qeveria në shkumje po do me i flliqë krejt ata që nuk janë me ta

Me e sulmu Adriatik Kelmendin, profesionistin e dëshmuem, për anshmëni e vardisje ndoni partie politike, âsht sulm ndaj pragut të fundit të integritetit profesional e moral.
Me thânë se të gjithë në Kosovë janë njerëz të prishtë, sepse âsht rrxu Qeveria Kurti, kjo âsht nxitja ma anmiqësore kundër çdo kujt e çdo vlere të kti veni, simas modeleve extremiste: Kush nuk âsht me ne, âsht kundër nesh!

P.S.

Forma fillestare e gjuhës së urrejtjës dhe
racizmit kulturor, pra agresion parak kundrejt tjetrit, si person dhe ide, âsht me ia ndryshu emnin ose mbiemnin!

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë