Loading…

Matt Damon shpreson që Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë bashkuar

  • 12/05/2021 | 14:38

Matt Damon shpreson që Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë bashkuar

Në një intervistë të fundit, aktori Matt Damon u shpreh entuziast për ribashkimin e mikut të tij Ben Affleck me yllin e muzikës dhe filmit, JLo.


Ish-çifti i showbizit i cili u fejua në vitin 2002 por u ndanë në janar të 2004, së fundmi kanë nxitur spekulime se e kanë ringjallur lidhjen e tyre romantike, kjo pasi janë fotografuar disa herë së bashku dhe e kanë kaluar fundjavën së bashku ne një resort luksoz në Montana.

Por Damon vazhdon të insistojë se nuk di asgjë më shumë rreth natyrës së raportit të dy aktorëve dhe miqve të tij, Lopez dhe Affleck.

Përmes një interviste për emisionin “Today”, Damon i cili u lajmërua nga Australia ku po e xhiron projektin e tij të fundit “Thor: Love and Thuder”, duke bërë shaka tha: “Nuk ekziston mjaftueshëm alkool në botë që më bënë të flas diçka për këtë temë”.

Por ylli i filmit “Stillwater” më pas këmbënguli se vërtetë nuk ka ide rreth asaj që po ndodhte mes Benit dhe Jenniferit, e cila muajin e kaluar e bëri publik lajmin se është ndarë nga i fejuari Alex Rodriguez, por Damon mendon se do të ishte e mrekullueshme nëse ata do të vendosnin t’ia japin edhe një shans lidhjes së tyre romantike.

“Sapo e dëgjova këtë lajm. Isha ulur këtu duke e pritur intervistën dhe thjeshtë është hera e parë që dëgjoj për këtë. E pranoj se është një histori fantastike. Shpresoj të jetë e vërtetë. Unë i dua të dy dhe i kam miq të mirë. Prandaj shpresoj të jetë e vërtetë. Kjo do të ishte e jashtëzakonshme”, citohet të ketë thënë aktori.

Komentet e Matt Damonit vijnë pasi disa burime të afërta e zbuluan se Lopez është shumë e lumtur që po kalon kohë me Affleckun, dhe te dy e kanë kaluar një fundjavë të shkëlqyeshme në Montana.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë