Loading…

Maurizio Pochetino: Do të kthehem

  • 03/12/2019 | 23:43

Maurizio Pochetino: Do të kthehem

Tani ish menaxheri i Tottenham nga Argjentina ku po rri pas shkarkimit deklaroi se është i gatshëm të dëgjoj ofertat nga Europa, pasi ka plan të vazhdoj punën e trajnerit në kontinentin europian, transmeton Gazeta Metro.


Trajneri argjentinas muajin e kaluar u shkarkua nga klubi londinez Tottenham pas 5 vitesh, e atë e zëvendësoi portugezi Jose Mourinho.

“Ka shumë klube dhe projekte atraktive që do t’i shqyrtoja. Synimi im është të kthehem në Europë e atje të jem menaxher. Tani është e nevojshme të jem i qetë disa ditë e të shoh se çfarë po ndodh”.

Pochetino vitin e kaluar i udhëhoqi ‘Gjelat’ nga Londra në finalen e Ligës së Kampionëve, ku mposhtën nga Liverpool. Ai po ashtu i udhëhoqi skuadrën e tij katër vite radhazi në katërshen e më të mirëve në Ligën Premiere.

Pochetino dhe klubi kishin telashe gjatë tërë sezonit të kaluar e suksesi në Ligën e Kampionëve e kishte maskuar paksa mospajtimet në klubin nga Londra. Spekulohej se lojtarët e Tottenham kishin humbur interesimin dhe ishin të irrituar me trajnerin pas kaq viteve regjimi të egër sportiv sipas mediave britanike.

Pochetino është figurë e respektuar në botën e futbollit dhe ai ishte lidhur menjëherë pas shkarkimit me Bayern Munich dhe Arsenal që po ashtu shkarkuan trajnerët. Spekulohej në mediat britanike se ai në marrëveshjen e shkarkimit ka klauzolë që e ndalon të nënshkruajë për një ekip anglez në pjesën e mbetur të sezonit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë