Loading…
Mavraj tregon pse u largua nga Greqia: Nuk kishte xhami për t’u falur
  • 17/03/2019 | 13:54

Mavraj tregon pse u largua nga Greqia: Nuk kishte xhami për t’u falur

Ndonëse i kishin ofruar të jetë lideri i skuadrës së Aris Thessaloniki F.C,
futbollisti shqiptar, Mërgim Mavraj largohet nga Greqia sepse nuk kishte xhami për t’u falur, transmeton Gazeta Metro.


Në një intervistë për Telesport, Mavraj ka treguar se pse është larguar nga skuadra greke që sapo kishte arritur marrëveshje.

“Nga Greqia ika shumë shpejt sepse arsyeja kryesore ishte se nuk kishte xhami për tu falur. E them me plot sinqeritet, sepse jeta e futbollistit nuk është vetëm loja në fushë. Janë dhe shumë orë të tjera që njeriu i kalon në jetën private, dhe mua më mungonte shumë xhamia. Nuk kishte xhami fare aty. Unë isha mësuar me këtë gjë, me vëllezërit e mi, me gjëra që më relaksojnë jashtë futbollit me pas ato aktivitet e mija, që janë të lidhura me fenë time, me shokët e mi. Nuk isha aty për pushim dhe nuk e kisha ndërmend të bëja jetë luksoze apo të shkojë çdo ditë në plazh, por kisha synime. Këto nuk u përputhën në fund fare. Nuk ika me ndonjë keqardhje apo keqkuptim, trajneri nuk pati dëshirë fare, por i thashë ose iki ose e lë futbollin. Kështu që nuk u lashë zgjidhje tjetër.”, tha Mavraj.

Ai ka thënë se është larguar ani pse i kishin ofruar të jetë lider i skuadrës.

“Nuk ika nga Greqia se nuk duroja dot aty të vazhdoja më tej, por erdha sepse më ofruan një mundësi shumë të mirë për të qenë lider në një skuadër”, ka thënë Mavraj./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë