Loading…

Mayweather nuk e nokautoi kundërshtarin, por fitoi këtë shumë marramendëse

  • 07/06/2021 | 22:58

Mayweather nuk e nokautoi kundërshtarin, por fitoi këtë shumë marramendëse

Floyd Mayweather e kishte bërë të qartë përpara ndeshjes: “Jam tërhequr nga boksi, por nuk jam tërhequr nga argëtimi dhe nga paratë”.


Një nga boksierët më të mëdhenj të historisë nuk ngurron aspak që të nxjerrë para nga të mundet, dhe të dielën, në përballjen ndaj “youtuber”-it Logan Paul, llogaritet se fitoi rreth 100 milionë dollarë, ndërkohë që kundërshtari i tij u kënaq me 20.

Kishte kuriozitet se si 44-vjeçari do të luftonte ndaj dikujt amator, 16 kg më të rëndë dhe gati 20 vjet më të ri. Por, Floyd Mayweather e pati dorën e lehtë ndaj Logan, duke mos e hedhur “knock out”. Nga ana e tij, Paul doli si fituesi moral, pasi i mbijetoi ish-boksierit për 8 raunde.

Duke qenë se ishte ndeshje ekzibicioni, nuk kishte as gjyqtarë dhe as rezultat zyrtar në fund të saj.

Në 3 raundet e fundit, gjithçka ishte e qartë: nëse do të donte, Mayweather mund ta hidhte KO fare lehtë kundërshtarin. Por, nuk zgjodhi ta bënte këtë.

“Ishte më i zoti nga sa mendoja në fillim. Jam habitur nga ajo që pashë”, tha pas ndeshjes Floyd Mayweather.

Edhe Logan u shfaq i lumtur: “Është dita më e bukur e jetës sime”.

Si përfundim, në ring dolën të gjithë të kënaqur. Të zhgënjyer dolën tifozët që prisnin më shumë nga kjo ndeshje. Jo më kot, 44-vjeçari e ka nofkën “Money”. Ai pranoi sfidën ndaj një “youtuber”-i, u argëtua në ring dhe fitoi një mal me para.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë