Loading…

Mbahet ekspozita e LLambrini Dena: Shqiponja dykrenare në qeramikë merr fokusin e duhur

  • 30/09/2020 | 18:34

Mbahet ekspozita e LLambrini Dena: Shqiponja dykrenare në qeramikë merr fokusin e duhur

Artisten nga Berati Llambrini Dëna edhe kësaj here e takojmë në Muzeun Historik Kombëtar. Skulptorja prezantohet me motivet popullore të dy figurave vajzërore. Të veshura me kostume tradicionale të Beratit edhe Zadrimës, dy vajza me stemën e shqiponjës dykrenore, simbol i Flamurit të Shqipërisë, që artistja i sjell në material të qeramikës, shkruan Gazeta Metro.


Gjatë pandemisë artistja ka qenë e aktivizuar përmes ekspozitave online, dhe përmes veprave me zaje dhe qeramikë.

“Në pandemi erdha me mesazhin, që njerëzit të motivoheshin edhe të mos frikësoheshin, aty solla shumë punime, duke inspiruar dashurinë, për veten, shokët edhe natyrën. Punët e mia në pandemi sillnin mesazhin e paqes, të së bukurës, jo të frikës” u shpreh Dena.

Jeta artistike në Berat është shumë e bukur, sepse siç ishte shprehur vet ajo ky qytet është 2400-vjeçar dhe vizitohet nga shumë turistët dhe se turistët e shumtë i shtojnë bukurit e qytetit të Beratit.

Punimet e artistës janë në terakotë, zaje edhe qeramikë dhe ekspozitat e saj online gjatë kësaj periudhe janë shikuar me interesim tejet të lartë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë