Loading…

Mbahet Kongresi i III’të Kombëtar i Reumatologëve të Kosovës

  • 03/11/2016 | 19:27

Mbahet Kongresi i III’të Kombëtar i Reumatologëve të Kosovës

Shoqata e Reumatologëve të Kosovës, me mbështetje edhe të Ministrisë së Shëndetësisë, po organizon sot dhe nesër kongresin e III-të kombëtar të reumatologëve të Kosovës me pjesëmarrje ndërkombëtare.

Në këtë kongres po marrin pjesë reumatolog nga vendi, Shqipëria, Italia, Kroacia, Maqedonia dhe vende të tjera.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, ka thënë se ndihet i nderuar që po merr pjesë në hapjen e këtij kongresi, që ka mbledhur ligjëruesit më të mirë vendor dhe ndërkombëtar të cilët sipas tij me kompetencë profesionale e shkencore udhëheqin komponentin e Reumatologjisë në vend.

Rektori Dema rëndësinë e kësaj ngjarje e ka lidhur me tri arsye.

E para sipas tij, ngase sëmundjet reumatike janë të shpeshta, dhe afatgjate me pasoja klinike.

Së dyti për faktin se metodat e reja shkencore të diagnostifikimit dhe preparatet e reja të trajtimit kanë ndërruar ecurinë e këtyre sëmundjeve dhe kanë përmirësuar jetëgjatësinë dhe kualitetin e jetës.

Dhe së treti, sipas Demajt, ky kongres përkon me vizionin e tij si rektor.

“Personalisht, bashkë më stafin tim, do të përpiqemi maksimalisht, që Universiteti i Prishtinës të rrisë bashkëpunimin e vet kombëtar dhe ndërkombëtar, duke u bërë pjesë e rrjeteve hulumtuese rajonale dhe perëndimore”, ka thënë rektori Dema.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë